Elseid Hysaj i thotë lamtumirë Lazios pas 5 sezonesh

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 24.05.2026, 10:46

Elseid Hysaj i ka dhënë fund aventurës së tij me Lazion. Pas pesë sezonesh të kaluara me skuadrën kryeqytetase, mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe klubi italian kanë vendosur të ndajnë rrugët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hysaj ka zgjedhur të përshëndesë klubin dhe tifozët bardhekaltër me një mesazh emocionues, duke shprehur mirënjohjen për periudhën e kaluar në Romë.

“Pas pesë vitesh me këtë fanellë ka ardhur momenti për të thënë lamtumirë. Kanë qenë vite intensive, të mbushura me emocione, me çaste të bukura, por edhe me vështirësi. Gjithmonë kam dhënë maksimumin me profesionalizëm dhe respekt deri në ditën e fundit”, shkroi ai.

Futbollisti shqiptar falënderoi gjithashtu shokët e skuadrës për momentet e ndara së bashku, si dhe tifozët e Lazios për mbështetjen dhe pasionin e treguar ndër vite.

Hysaj theksoi se Roma do të mbetet gjithmonë një pjesë e rëndësishme e jetës së tij dhe të familjes së tij, ndërsa i uroi skuadrës rikthimin aty ku, sipas tij, meriton të jetë.

Tashmë vëmendja është zhvendosur te hapi i radhës në karrierën e mbrojtësit kuqezi, ndërsa mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit