Pas 40 vitesh në shërbim të fëmijëve, godinës së kopshtit në Fier i del pronari

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.05.2026, 21:35

Një situatë shqetësuese po denoncohet nga banorët e një lagjeje pranë qendrës së Fierit, ku godina e një kopshti dhe çerdheje është lënë prej kohësh në gjendje të amortizuar dhe jashtë funksionit.

Sipas qytetarëve, objekti ndodhet vetëm rreth 100 metra larg qendrës së qytetit, por prej vitesh nuk ka pasur asnjë ndërhyrje për rikonstruksion apo rikthim në funksion për komunitetin dhe fëmijët e zonës.

Banorët shprehen se kjo godinë ka shërbyer për më shumë se 50 vite si institucion edukimi për fëmijët e lagjes dhe kërkojnë që ajo të rikthehet në identitetin dhe funksionin që ka pasur ndër dekada.

Sipas denoncimit të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, godina është lënë të degradohet gradualisht, ndërsa muajt e fundit pretendohet se për pronën ku ndodhet objekti ka dalë një pronare.

Qytetarët ngrenë shqetësimin se degradimi i vazhdueshëm i godinës mund të jetë i qëllimshëm, ndërsa kërkojnë reagim dhe transparencë nga institucionet vendore dhe Bashkia Fier.

Ata shprehen se është e papranueshme që një komunitet i tërë të mbetet pa një hapësirë edukimi dhe shërbimi për fëmijët, ndërsa apelojnë që godina të rikonstruktohet dhe të vihet sërish në funksion, në vend që të lihet drejt degradimit total.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit