Hetimet ndaj Ballukut, gazetarja: Dyshohet se ka fshehur prona në emër të të tjerëve!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.05.2026, 20:14

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, janë duke vijuar me intensitet të lartë nga Prokuroria e Posaçme.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Lala u shpreh se bëhet fjalë për një çështje sensitive, e lidhur me pasuritë dhe pronat që dyshohet se Balluku mund t’i ketë zotëruar në mënyrë të tërthortë, përmes personave të tjerë.

Sipas gazetares, hetuesit kanë ndërmarrë një sërë veprimesh procedurale, duke përfshirë kontrolle ndaj personave të afërt, marrje në pyetje të zyrtarëve dhe biznesmenëve, si edhe këqyrjen e celularëve, prej nga mund të dalin prova apo informacione të reja.

“Kjo është një çështje që mbahet tepër sekret sepse ka të bëjë me hetimin pasuror të zonjës Balluku dhe me banesat ku ajo dyshohet se ka qëndruar apo që mund t’i ketë zotëruar në mënyrë indirekte. Këqyrja e celularëve mund të sjellë të dhëna të tjera dhe mund të pasohet me kontrolle të tjera, ndoshta edhe me ashpërsim të akuzave”, deklaroi Lala.

Deri më tani nuk ka një reagim publik nga Belinda Balluku lidhur me deklaratat dhe zhvillimet e fundit të përmendura nga gazetarja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit