Taulant Balla ka reaguar publikisht ndaj një videoje të publikuar në rrjetet sociale ku shfaqet tiktokeri Kozak Braçi duke hedhur një kanoçe në det.
Deputeti i Partisë Socialiste ndau pamjet në profilin e tij dhe paralajmëroi se veprime të tilla ndëshkohen me gjobë. Sipas Ballës, për hedhjen e mbeturinave në det parashikohet një masë administrative prej 200 mijë lekësh.
“Gjoba për këtë tipin që hedh mbeturinat në det është 200 mijë lekë. O djali, nuk e bën dot ‘të fortin’ duke hedhur kanoçen në det”, shkroi ai krahas videos.