Demokratja: Pres të vdes, por s’mund të rrija pa votuar Berishën

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.05.2026, 15:23

Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike ka vijuar gjatë gjithë ditës, ndërsa kandidati i vetëm në garë është Sali Berisha. Demokratët iu drejtuan qendrave të votimit në disa degë të vendit, në një proces që vetë Berisha e ka cilësuar si një “referendum” për drejtimin e partisë.

Gjatë votimeve, vëmendje tërhoqi deklarata emocionale e një qytetareje të moshuar në Korçë, e cila tha se vuan nga kanceri në zorrën e trashë, mushkëri dhe mëlçi, por kishte zgjedhur të merrte pjesë në votim. Ajo foli për vështirësitë ekonomike dhe sociale në vend, duke shprehur shqetësim për të rinjtë dhe gjendjen e familjeve shqiptare.

Mes lotësh dhe emocionesh, e moshuara u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në votime dhe të mbështesin Berishën, të cilin e cilësoi si “idhull”. Ajo tregoi se ka qenë pjesë e strukturave demokratike që prej viteve ’90 dhe se, pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore, kishte vendosur të ishte e pranishme në këtë proces politik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit