Sherr në paraburgimin e Vlorës, biznesmeni Eduard Alikaj dhunohet brenda qelisë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 22.05.2026, 22:52

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në paraburgimin e Vlorës, ku Eduard Alikaj, pronar i kompanisë “Edal-Vlora Construction”, është dhunuar fizikisht brenda ambienteve të burgut.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:35, në katin e dytë të “Godinës A”, ku disa të paraburgosur kanë hyrë në dhomën ku ndodhej Alikaj dhe e kanë sulmuar.

Dyshohet se në konflikt janë përfshirë Ardit Koçi, Amarildo Toshkollari, Marsido Alushi dhe Beqir Selami, të cilët kanë hyrë në dhomën nr. 11 dhe e kanë goditur atë fizikisht. Po ashtu, në ngjarje përmendet edhe Bebeto Basha, i arrestuar për shpërndarje droge, i cili dyshohet se ka qenë nxitës i përplasjes.

Pas incidentit, situata në paraburgim është tensionuar dhe sektori është kaluar menjëherë në regjim burgu, ndërsa janë marrë masa për rikthimin e rendit dhe sigurisë.

Mësohet se personat e përfshirë janë transferuar në disa institucione të ndryshme, përfshirë burgun e Reçit, 302 në Tiranë, Burrelin dhe Drenovën.

Ndërkohë, Eduard Alikaj është dërguar në spitalin e burgut në Tiranë për trajtim mjekësor, pasi ka marrë dëmtime serioze.

Alikaj ndodhet në paraburgim pasi dyshohet se është i përfshirë në një rast të vjedhjes së makinerive të rënda në Itali.

Sipas hetimeve, Alikaj akuzohet se ka marrë pjesë në një skemë ku janë vjedhur dhe zhvendosur makineri pune me vlerë të konsiderueshme në territorin italian. Pas bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare dhe italiane, ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa ai është ndaluar dhe po mbahej në paraburgim në pritje të procesit gjyqësor.

Rasti është referuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në Prokurorinë e Vlorës për hetime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit