Një situatë e pazakontë ka "vjedhur" të gjithë vëmendjen e dëgjesës publike për Reformën Territoriale të mbajtur në Dibër. Ngjarja, e cila po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, ka krijuar reagime të shumta duke u kthyer në një nga momentet më virale të ditës.
Gjatë takimit ku të pranishëm ishin përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Arbian Mazniku, dhe ai i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, fjalën e ka marrë një grua nga salla. Me një entuziazëm të madh dhe me mikrofon në dorë, ajo ka deklaruar prerazi: “Populli është i kënaqur, Partia Socialiste ka punuar!”.
Menjëherë pas kësaj deklarate, salla ka shpërthyer në ovacione, të qeshura dhe reagime të forta të dyanshme.