Disa nga zonat më të njohura bregdetare të Shqipërisë po përgatiten për një valë të re rritjeje të fortë të çmimeve të pronave gjatë viteve të ardhshme. Zhvillimi i vrullshëm i turizmit, investimet strategjike në infrastrukturë dhe interesi gjithnjë e më i lartë nga blerësit e huaj po e kthejnë tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme në një nga më dinamikët në të gjithë rajonin.
Sipas një studimi të fundit të cituar nga mediat, fokusi kryesor i investimeve me potencial të lartë mbetet jugu i vendit, ku projektet e mëdha pritet të ndryshojnë tërësisht rregullat e lojës.
Zona e Lungomares dhe Uji i Ftohtë në Vlorë parashikohet të regjistrojnë një rritje vjetore të çmimeve nga 10% deri në 15%. Ky hov i dedikohet kryesisht Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, i cili pritet të përmirësojë ndjeshëm aksesin drejt rivierës dhe të sjellë një fluks masiv turistësh e investitorësh të huaj.
Analiza historike e tregut tregon se impakti i veprave të tilla është i jashtëzakonshëm:
Zonat pranë projekteve të mëdha infrastrukturore në Shqipëri kanë shënuar historikisht rritje çmimesh nga 15% deri në 30% brenda pak viteve pas përfundimit të investimeve.
Nga ky ekspansion po përfitojnë edhe zonat përreth, të cilat po kthehen në magnete të reja për blerësit:
Orikumi dhe Radhima: Të konsideruara si “unaza e dytë” e rivierës, këto zona pritet të njohin një rritje prej 8% deri në 12% në vit, të nxitura nga kërkesa e lartë për apartamente dhe vila pranë detit.
Himara: Mbetet një nga tregjet më premtuese me një rritje të pritshme nga 7% deri në 11% në vit. Këtu shtrenjtimi diktohet kryesisht nga mungesa e tokës së ndërtueshme përballë një interesi të lartë për prona buzë bregdetit.
Ky bum imobiliar po ushqehet direkt nga shifrat rekord të turizmit. Numri i turistëve në Shqipëri pothuajse është dyfishuar krahasuar med periudhën para pandemisë.
Ky interes nuk është thjesht kalimtar: blerësit e huaj tashmë po luajnë një rol kyç në tregun vendas, duke gjeneruar rreth 24% të të gjitha transaksioneve të pronave në Shqipëri. Me këtë ritëm, jugu i vendit po shndërrohet med shpejtësi në një zonë "të paprekshme" për sa i përket rënies së çmimeve, duke garantuar kthim të lartë të investimit për të gjithë ata që guxojnë të blejnë sot.