Përdoret vetëm 15 ditë në vit, qytetari publikon faturat “absurde” të UK Durrës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.05.2026, 16:28

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë faturat e Ujësjellës Kanalizime Durrës për një garsoniere në zonën e Shkëmbit të Kavajës, e cila sipas tij përdoret vetëm 10-15 ditë gjatë muajit gusht, ndërsa pjesën tjetër të vitit qëndron totalisht e mbyllur.

Ai thotë se faturat që ka marrë nga shtatori e deri në muajin prill të këtij viti janë të paarsyeshme dhe të pashpjegueshme pasi në muajin shtator i ka ardhur fatura rreth 20 mijë lekë, ndërsa në janar dhe shkurt vetëm 240 lekë. Më pas, për muajt mars-prill, ai thotë se fatura ka shkuar sërish 12 mijë lekë.

Qytetari ka dyshime se këto mbifaturime po bëhen nën presionin e eprorëve dhe drejtuesve të ujësjellësit prandaj ka vendosur të marrë vetë masa personalisht dhe të përballet me faturuesit që shkruajnë fatura të tilla pa asnjë kuptim logjik.

Denoncimi i qytetares:

Përshëndetje JOQ! Po ju dërgoj faturat e paguara të UKD (Ujësjellës Kanalizime Durrës) për një garsoniere te Shkëmbi Kavajës e cila shfrytëzohet max 10-15 ditë në muajin gusht dhe pjesën tjetër të vitit qëndron e mbyllur totalisht. E dimë që faturistët presionohen nga shefat e tyre për mbifaturime të qytetarëve por dua të bëj publike dhe shpresoj që edhe faturisti i zonës ta lexojë. Do e ruaj faturistin, mashkull apo femër qoftë dhe do merrem personalisht me metoda “extramoderne” me të sepse mënyra tjera nuk po gjejmë nga këto vjedhje të dirigjuara e të ligjëruara nga kjo qeveri kriminale. Jam i gatshëm të përballem me çdo masë ligjore por këtyre faturistëve hajdutë duhet tu japim mësim “privatisht” në mënyrë sistematike

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit