Pritet shkarkimi i Eni Vasilit nga RTSH?!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22.05.2026, 12:23

Lëvizje të mundshme në krye të Radio Televizioni Shqiptar po përfliten gjithnjë e më shumë në qarqet mediatike shqiptare. Sipas burimeve që qarkullojnë në media, emri i Armela Krasniqit po diskutohet si një nga alternativat për të marrë drejtimin e institucionit publik, pas shkarkimit të Eni Vasilit.

Raportohet se në prapaskenë po zhvillohen bisedime dhe konsultime lidhur me ndryshime të mundshme në drejtimin e RTSH-së, megjithëse deri më tani nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar nga institucioni apo nga vetë personazhet e përfshira.

Armela Krasniqi në krye të Autoritetit të Mediave Audiovizive, ka qenë shpesh pjesë e debateve dhe zhvillimeve të rëndësishme që lidhen me tregun mediatik në vend dhe qokat për mediat e mëdha, pirateritë dhe shërbimin e denjësishëm ndaj pushtetit.

Ndërkohë, Eni Vasili mori drejtimin e RTSH-së mes interesit të madh publik, duke sjellë në krye të transmetuesit publik një figurë të njohur televizive. Megjithatë, muajt e fundit janë shtuar diskutimet për ristrukturime dhe ndryshime në nivelet drejtuese të televizionit publik.

Në rast se ky skenar materializohet, pritet të jetë një nga zhvillimet më të komentuara në median shqiptare, duke vendosur përballë dy emra të njohur të ekranit dhe institucioneve mediatike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit