Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 22.05.2026, 11:19
Policia e Lezhës ka bërë publike identitetet e 7 personave të vënë në pranga në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Perimetri 2”, i zhvilluar gjatë ditës së sotme. Gjatë aksionit, autoritetet kanë goditur gjithashtu edhe një aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit.
Personat e arrestuar janë: Ermir Stojani, Fatjon Fufi, Xhulio Marku, Bruno Dungaj, Elson Piscaku, Fatjon Piscaku dhe Kol Stojani.
Sipas Policisë, Kol Stojani dyshohet se organizonte veprimtari të paligjshme të lojërave të fatit.
Nga të arrestuarit, katër persona janë ndaluar me urdhër të autoriteteve, ndërsa dy të tjerë janë kapur në flagrancë, të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.
Gjatë operacionit u zbulua edhe një lokal ku zhvilloheshin lojëra fati në kundërshtim me ligjin. Për këtë rast, në pranga përfundoi pronari i subjektit, pasi sipas Policisë aktiviteti nuk ishte i regjistruar dhe punonjësit nuk rezultonin të deklaruar pranë institucioneve përkatëse.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR