Një zjarr ka përfshirë rreth orës 04:00 një repart përpunimi baterish në Elbasan, duke shkaktuar alarm te banorët dhe bizneset përreth zonës industriale. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të materialeve të ndezshme brenda repartit, duke e bërë situatën fillimisht të vështirë për t’u kontrolluar.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë 4 mjete zjarrfikëse dhe 15 efektivë, të cilët pas disa orësh pune intensive arritën ta izolonin dhe shuanin zjarrin, duke parandaluar përhapjen e tij në objektet përreth. Dyshohet se shkaku i zjarrit është një rrjedhje gazi nga një depozitë, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.