3 muaj pa asnjë gjurmë, misteri i zhdukjes së 38-vjeçarit shqiptar në Greqi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.05.2026, 21:00

Kanë kaluar plot 3 muaj nga zhdukja e Ervis Mbersit në Greqi dhe familjarët e tij vazhdojnë të jetojnë mes ankthit dhe pasigurisë, pa asnjë informacion për fatin e tij.

38-vjeçari rezulton i zhdukur që prej datës 22 shkurt 2026. Ai ishte larguar nga banesa e tij në Nikaia të Larisës, ndërsa më pas makina dhe xhaketa e tij u gjetën në zonën e Agiokampos.

Në një mesazh të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, vëllai i tij shkruan me dhimbje:

“Ka humbur që në shkurt dhe akoma asnjë gjurmë nga Ervisi… ndoshta e ka parë dikush, dashtë Zoti.”

Familjarët kanë kërkuar ndihmë edhe në Greqi, ku rasti është raportuar në polici, në Missing Alert dhe është bërë publik edhe në emisionin e gazetares greke Angeliki Nikolouli.

Ata bëjnë apel që kushdo që mund të ketë parë apo di diçka për Ervisin të kontaktojë menjëherë familjen ose autoritetet, pasi çdo informacion mund të jetë jetik.

Numrat e kontaktit:

  • +355 68 368 9363
  • +355 69 566 2716
  • +30 69 4500 3278
  • +30 69 9272 9769

Familjarët thonë se nuk do të ndalojnë së kërkuari derisa të mësojnë të vërtetën për fatin e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit