Një video e bërë virale në rrjetet sociale ka ndezur debat të madh mes përdoruesve, pasi tregon mënyrën e pazakontë që një nënë zgjodhi për të ndëshkuar dy fëmijët e saj, vëlla e motër, pas një debati të ashpër mes tyre.
Siç shihet dhe në pamje, nëna i fut të dy në një dhomë dhe i detyron të përqafohen për orë të tëra, ndërsa qëndron pranë duke i monitoruar me një rrip pantallonash në dorë, për t’u siguruar që ata të mos ndahen dhe të mos kundërshtojnë dënimin.
Videoja ka shpërthyer menjëherë në komente dhe reagime të shumta. Disa përdorues e kanë cilësuar metodën si një “mësim për dashurinë dhe pajtimin mes motrës dhe vëllait”, ndërsa të tjerë e kanë konsideruar të tepruar, poshtëruese dhe psikologjikisht të gabuar për fëmijët.
Pamjet kanë grumbulluar miliona shikime dhe po shpërndahen me shpejtësi në platforma të ndryshme sociale, duke e kthyer rastin në një nga temat më të diskutuara të momentit.
Po ju, çfarë mendoni për mënyrën që zgjodhi kjo nënë për t’i pajtuar fëmijët e saj?