2500€/muaji paga e një specialisti sufllaqesh këtë verë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21.05.2026, 19:22

Teksa sezoni veror po afron dhe tregu i punës po përballet me një kërkesë të shtuar për staf të kualifikuar, një njoftim i fundit ka marrë vëmendjen e rrjeteve sociale. Bëhet fjalë për një ofertë punësimi mjaft tërheqëse për pozicionin Specialist Fast Food, ku përfitimet financiare tejkalojnë mesataren e tregut për këtë kategori.

Kërkohet plotësimi i stafit për periudhën intensive të verës, nga Qershori deri në Shtator. Për punën sezonale është i garantuar edhe akomodimi. Orari i punës është i përcaktuar në 12 orë në ditë (09:00 – 21:00), duke pasqyruar ngarkesën e lartë që kërkon ky sezon veror.

Në një kohë kur sektori i shërbimeve në vend po përjeton vështirësi në gjetjen e stafit, shifra prej 2500€ reflekton përpjekjen e bizneseve për të tërhequr profesionistët më të mirë, duke ofruar paketa gjithëpërfshirëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit