20-vjeçari në Vlorë merret peng dhe dhunohet, 3 autorët i kërkojnë 6 mijë euro

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.05.2026, 15:55

Një 24-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Vlorës, pasi dyshohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë rrëmbyen dhe dhunuan një të ri 20-vjeçar me qëllim përfitimin e 6 mijë eurove.

Në kërkim janë shpallur edhe dy bashkëpunëtorët e tij, vëllezërit Roberto Lapa dhe Leandro Kapllani (Lapa), banues në fshatin Risili.

Sipas njoftimit zyrtar, menjëherë pas denoncimit se një i ri ishte marrë me forcë në një automjet, strukturat hetimore dhe operacionale të DVP Vlorë nisën veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “STRIKE 2”, specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestuan në flagrancë shtetasin Barjan Habazaj., 24 vjeç, ndërsa dy vëllezërit u shpallën në kërkim.

Nga hetimet paraprake rezulton se tre të rinjtë kanë futur me forcë 20-vjeçarin në automjetin që përdorej nga vëllezërit dhe më pas e kanë çuar në një zonë të izoluar, ku dyshohet se e kanë dhunuar fizikisht për ta detyruar të jepte shumën prej 6 mijë eurosh.

Policia bëri me dije se hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë, si për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ashtu edhe për lokalizimin dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, të kryera në bashkëpunim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit