Kujdes kur të kaloni në Shijak! Shtylla elektrike në kënd 60 gradë gati për të rënë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.05.2026, 14:23

Banorët e zonës së Borakës, në Bashkinë e Shijakut, kanë ngritur shqetësimin e tyre për një shtyllë të rrjetit elektrik e vendosur pranë rrugës, pak pasi kalon Sukthin.

Ata thonë se shtylla është e mbingarkuar me kabuj të energjisë elektrike dhe mund të përbëjë rrezik për kalimtarët dhe automjetet që qarkullojnë në zonë pasi është gati duke u rrëzuar.

Banorët shprehen të shqetësuar se mungesa e ndërhyrjes mund të sjellë probleme sigurie, sidomos në kushte të këqija moti ose trafiku të shtuar.

Ata i bëjnë thirrje OSHEE që të inspektojë situatën sa më parë dhe të marrë masa për sigurimin e infrastrukturës në këtë segment rrugor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit