Një qytetare nga Elbasani ka ngritur shqetësimin për situatën e përsëritur të parkimit të automjeteve në zonën e këndit të lojërave pranë parkut të qendrës, duke akuzuar Bashkinë për mungesë masash.
Sipas saj, prej kohësh automjetet futen dhe parkojnë pa pengesa në hapësirat e parkut, duke e bërë të vështirë përdorimin e zonës nga fëmijët dhe qytetarët. Ajo thekson se problemi është i përditshëm dhe se “e njëjta situatë përsëritet çdo ditë”, pa ndërhyrje nga autoritetet lokale.
Qytetarja kërkon publikimin e shqetësimit dhe reagimin e Bashkisë së Elbasanit, duke theksuar se mungesa e kontrollit po dëmton hapësirat publike dhe sigurinë në zonën e lojërave.
Ndërkohë, në qytet janë raportuar edhe më herët probleme me parkimin në zona ku lejohet vetëm kalimi i këmbësorëve.