Tritoli në Lezhë! Banesa e braktisur prej 20 vitesh, pronë e Tom Çungut

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.05.2026, 12:43

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shpërthimi që ndodhi mbrëmjen e kaluar në portën e jashtme të banesës së Tom Çungut në fshatin Rrilë të Lezhës. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Banesa nuk banon prej më shumë se 20 vitesh, çka e bën ngjarjen edhe më misterioze.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur një hetim të thelluar për sqarimin e rrethanave. Shërbimet e Policisë po mbledhin prova dhe po kontrollojnë zonën për çdo element që mund të çojë te identifikimi i autorit ose autorëve të shpërthimit.

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit dhe kapjen e përgjegjësve. Banorët e zonës janë këshilluar të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit