SPAK merret me dosjet e tyre, fansat mbështesin nga ajri Safet Bajrin

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 21.05.2026, 12:25

Ndërsa hetimet e Prokurorisë së Posaçme po thellohen dhe dosjet që lidhen me grupin e strukturuar kriminal “Bajri” po marrin zhvillime të reja, situata duket se është ndryshe jashtë mureve të institucioneve të vuajtjes së dënimit.

SPAK ka intensifikuar veprimet hetimore ndaj grupit, duke zbërthyer komunikime, prova dhe duke shtuar akuza të reja në kuadër të çështjeve që po hetohen. Por ndërkohë, një episod i pazakontë ka tërhequr vëmendjen ditën e sotme pranë burgut të sigurisë së lartë të Reçit.

Mbi ambientet e këtij institucioni është shfaqur një parashutë nga fansat, e cila sipas raportimeve mbante një mesazh mbështetës për Safet Bajrin, Izmir Sakicën dhe Samuel Troshanin. Në të lexohej fraza: “Luani nuk trembet nga zhurma e deleve.”

Ngjarja ka tërhequr vëmendje për simbolikën dhe mesazhin e saj, në një moment kur emri i Safet Bajrit dhe zhvillimet që lidhen me grupin e tij po rikthehen në qendër të vëmendjes publike dhe hetimore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit