Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 20.05.2026, 13:03
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të natës në aksin rrugor Thumanë–Laç, ku dy mjete janë përfshirë në një përplasje të fortë me pasoja tragjike.
Për shkak të impaktit të fortë, një person ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Viktimë e aksidentit mbeti Nikolin Gjoni.
Të dëmtuarit janë dërguar me urgjencë në spital, ku sipas informacioneve paraprake ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, në zonë kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet përkatëse për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR