Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë tonë.
Një vajzë vetëm 14 vjeçe, Marilia, po lufton betejën më të vështirë të jetës së saj kundër kancerit. Prej muajsh ajo ndodhet në Angli duke marrë trajtime dhe duke kaluar analiza të shumta, por fatkeqësisht mjekët nuk i kanë dhënë shumë shpresa familjes.
Megjithatë, prindërit e saj nuk janë dorëzuar dhe po luftojnë me çdo mundësi për ta shpëtuar vajzën e tyre. Pas konsultave me mjekë jashtë shtetit, familja ka gjetur një mundësi trajtimi në Itali dhe Kazakistan, ku spitalet janë treguar të gatshme ta pranojnë për trajtim të specializuar. Kjo është shpresa e tyre e fundit.
Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, Marilia ka nevojë edhe për transport special mjekësor, ndërsa kostot e trajtimit, analizave, medikamenteve dhe shpenzimeve spitalore janë shumë të larta. Familjarët kanë bërë gjithçka që kanë mundur, madje edhe duke hyrë në borxhe, por nuk po arrijnë t’i përballojnë dot të vetëm.
Prandaj po ju drejtohen të gjithë shqiptarëve për ndihmë pasi çdo donacion, sado i vogël, apo edhe një shpërndarje e këtij apeli, mund të bëjë një ndryshim të madh dhe t’i japë Marilias një mundësi për të vazhduar luftën për jetën.
Apeli i familjarëve:
Pershendetje.Eshte hapur nje Gofundme per nje vajze 14 vjecare familjaren Time qe po pervallet me kancerin doketorat ketu ne Angli nuk I kan dhen shpresa por familjaret nuk duan te derzohen dhe kan gjetur nje spital jasht shtetit qe e ka pranur dhe te mundohen ta shetojn nese munden
Vajza ndodhet ne Angli po nuk po I japin shum shpres edhe prindrit kan komunikuar per jasht shtetit ne kazakistan ose itali qe i kan dhen nje shpres jo shum por prindrit duan te shattering gjith mundesit se asnjeher si dihet keto lek jan per tramsportin se vajza nuk leviz dot keshtu qe duhet transport special kan mbledhur disa lek nga te afermit familjaret me borxhe por nuk mnjaftojn prandaj meduam per tek ju se e dim impaktin qe kini tek njerzit