Policia maqedonase keqtrajton studentët shqiptarë! 8 orë pa ujë e ushqim

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.05.2026, 12:27

Studentët nga Tirana që udhëtuan për t’iu bashkuar protestës për gjuhën shqipe në Shkup kanë denoncuar trajtim të keq nga policia maqedonase. Ata raportojnë se janë përballur me presion të vazhdueshëm, kontrolle të shumta dhe sorollatje nga Dibra deri në Kumanovë, edhe pse destinacioni i tyre ishte Shkupi. Gjatë rrugës, studentët nuk kanë mundur të ndalojnë për të blerë ujë, ushqim apo për të kryer nevojat personale, ndërsa policia i shoqëroi për rreth tetë orë.

Protesta në Shkup u organizua nga studentët shqiptarë për të kërkuar mundësimin e mbajtjes së provimeve të jurisprudencës në gjuhën shqipe, përveç maqedonishtes. Ata marshuan nga Ura e Gurit drejt Ministrisë së Drejtësisë duke mbajtur pankarta dhe kërkuar zbatim të Ligjit të gjuhëve, duke kërkuar që institucionet shtetërore të dëgjojnë kërkesat e tyre.

Gjatë protestës, policia vendase ndaloi disa pjesëmarrës dhe arrestoi tre persona. Studentët e tjerë theksuan se ndërhyrjet e autoriteteve ishin të papranueshme dhe përbëjnë shkelje të të drejtave të tyre për protestë dhe lirinë e shprehjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit