Mbrojti gjuhën shqipe dhe protestat e studentëve, Meidani shkarkohet si ambasador i RMV

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.05.2026, 12:07

Denion Meidani nuk do të shërbejë më si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, pasi është vendosur largimi i tij i parakohshëm nga detyra.

Sipas informacioneve, vendimi lidhet me pakënaqësi dhe ankesa të shprehura nga koalicioni VLEN dhe nga VMRO-DPMNE, të cilat kanë kundërshtuar qëndrimet e tij në debatet politike në vend, veçanërisht për çështje të ndjeshme që prekin komunitetin shqiptar, përfshirë përdorimin e gjuhës shqipe.

Emri i Denion Meidani përmendet si një mundësi për t’u emëruar ambasador në Kosovë. Ai ka qenë më herët në vëmendje edhe për deklaratat e tij publike në rrjetet sociale në mbështetje të studentëve shqiptarë që protestuan për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit