Prokuroria e Sarandës në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ndërmarrë një operacion në Komisariatin e Policisë së Sarandës, ku është ekzekutuar urdhri i ndalimit ndaj një oficeri të seksionit të Krimeve të Rënda.
Efektivi dyshohet për veprën penale “shpërdorim detyre”, ndërsa deri tani nuk janë bërë publike detaje të plota mbi rrethanat e hetimit.
Identiteti i oficerit nuk është bërë ende i ditur.