Familjarët e një 71-vjeçari nga Lushnja i janë drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një apel urgjent për ndihmë, pasi i afërmi i tyre rezulton i humbur prej disa orësh.
Sipas informacionit të dërguar në redaksinë tonë, i moshuari quhet Mustafa Luzi dhe ka humbur që prej orës 14:00 të ditës së sotme në qytetin e Lushnjës. Shqetësimi i familjarëve është edhe më i madh për shkak se 71-vjeçari vuan nga skleroza.
Në momentin kur është larguar, ai mbante veshur tuta gri dhe një xhaketë të zezë.
Familjarët bëjnë thirrje që kushdo që mund ta ketë parë ose ka informacion mbi vendndodhjen e tij, është i lutur të kontaktojë menjëherë në numrin: +355 69 535 2152
JOQ Albania bashkohet me apelin e familjes dhe u bën thirrje qytetarëve të Lushnjës dhe zonave përreth të ndihmojnë në gjetjen e të moshuarit.