Kumbaro hap tender për larjen e Audi A8, kush ofron më shumë?!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 18.05.2026, 23:29

Shteti nuk kursen asnjë qindarkë që mjetet e ministrave të Shqipërisë të shkëlqejnë, të lahen me taksat e qytetarëve.

Sipas ftesës zyrtare për ofertë, me objekt “Shërbim larje mjetet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit”, është zbardhur lista e saktë e makinave të Mirela Kumbaros, përfshirë dhe Audi A8 e ministres që duhet të shkumëzohet.

30 larje në muaj janë parashikuar vetëm për grupin e mjeteve të ministrisë: Audi A8, Toyota RAV4 dhe Volvo XC60.

Operatori ekonomik duhet të jetë në gatishmëri dhe të shtunë & të dielë". Sepse, siç dihet, reformat e mëdha në arsim dhe sport nuk mund të qarkullojnë me një makinë të pluhurosur, as në ditët e pushimit zyrtar!

Investigimi zbulon një tjetër detaj interesant në kriteret e kualifikimit. Ministria e Arsimit ka vendosur me rregullore që operatori ekonomik duhet të ndodhet brenda Tiranës dhe jo më larg se 2.5 km nga vendndodhja e institucionit, Rruga e Durrësit.

Në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik (APP), tendera të tillë 12-mujorë për larje makinash zyrtare kapin vlera prej miliona lekësh në vit. Ky është një shërbim që do të zgjasë 12 muaj nga nënshkrimi i kontratës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit