Me çekiç dhe kallashnikov, dalin pamje të tjera nga grabitja e argjendarisë në Kamëz

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.05.2026, 18:50

Janë publikuar pamje të tjera nga grabitja e argjendarisë në Kamëz, ngjarje e ndodhur mesditën e së shtunës së kaluar.

Në pamje, dy autorët e maskuar shfaqen teksa futen në biznes. Njëri prej tyre thyen me çekiç vitrinat e argjendarisë, ndërsa tjetri qëndron i armatosur me kallashnikov. Pas thyerjes së vitrinave, ata marrin bizhuteritë dhe sendet me vlerë, duke i futur në çanta para se të largohen me shpejtësi.

Sipas të dhënave paraprake, grabitja ndodhi rreth orës 13:00 në argjendarinë në pronësi të shtetasit O.L. Dyshohet se autorët kanë vepruar të organizuar dhe janë larguar me motor menjëherë pas grabitjes.

Hetimet tregojnë se ata kanë lëvizur në drejtim të Zall Herrit. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar itinerarin e tyre, ndërsa në një moment dyshohet se grabitësit janë rrëzuar me motor, por kanë mundur të ngrihen dhe të largohen sërish.

Burime bëjnë me dije se vlera e bizhuterive të vjedhura shkon në rreth 700 mijë lekë.

Policia ka shoqëruar disa persona me precedentë penalë për verifikime, ndërsa deri tani autorët nuk janë identifikuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit