Një grua i bën për spital dy policë në Prizren, e dyshuara dërgohet në mbajtje për 24 orë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.05.2026, 10:09

Një grua është arrestuar dje pak minuta para mesnatës në Prizren, pasi që ka fyer dhe goditur me shqelm zyrtarin policor derisa po hynte në marketin e një pompe të derivatevce. Gjatë arrestimit, ajo ka shfaqur rezistencë dhe për pasojë ka lënduar dy zyrtarë policorë.

E dyshuara ka marrë trajtim mjekësor në stacion policor, kurse zyrtarët kanë marrë tretman mjekësor.

Ajo është dërguar në mbajtje për 24 orë.

“Prizren / 17.05.2026 – 23:20. Është arrestuar e dyshuara f/k për shkak se fillimisht e kishte fyer dhe më pas sulmuar – goditë me shqelm zyrtarin policor derisa kishte qenë duke hyrë në marketin e një pompe të derivateve. E dyshuara gjatë arrestimit ka shfaqë rezistencë dhe si pasojë ka lënduar dy zyrtar policor. Të dyshuarës i është dhënë trajtim mjekësor në stacion policor, kurse zyrtarët policor kanë marr tretman mjekësor. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në raport 24 orësh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit