Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës: Një i vdekur dhe katër të lënduar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.05.2026, 09:16

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dollc të Klinës.

Si pasojë e këtij vetaksidenti, një person ka humbur jetën, ndërsa katër të tjerë kanë pësuar lëndime.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 04:55, ndërsa në vendin e aksidentit kanë dalë njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor.

“Si pasojë e këtij vetaksidenti, një person ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Katër (4) të tjerët janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor, dhe sipas mjekëve, ata janë jashtë rrezikut për jetën,” thuhet në njoftimin e Policisë.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit