Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një efektiv policie jashtë shërbimit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.05.2026, 00:54

Një efektiv policie jashtë shërbimit ka mbetur i plagosur me armë zjarri pak pas mesnatës në zonën e Shkozës, në Tiranë.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10, ku në rrethana ende të paqarta është plagosur shtetasi me iniciale Anxhelo Kumaraku, rreth 30-vjeç, efektiv policie në Komisariatin nr.4.

I plagosuri është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

Në vendngjarje ndodhen grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), të cilët, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të plagosjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.05.2026, rreth orës 00:10, në zonën e Shkozës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi A. K., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit. 30-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit/ëve dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit