“Kjo makina ka dy ditë këtu, po e thith rëra, është në ujë”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.05.2026, 23:05

Një situatë e pazakontë është raportuar në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, ku një automjet prej dy ditësh qëndron i braktisur pranë vijës bregdetare, ndërsa rrezikon të përfundojë i mbuluar nga rëra dhe uji i detit.

Ka qenë një qytetar që i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania duke dërguar një video nga vendi i ngjarjes, ku shihet mjeti i lënë në bregdet, në një pozicion që sipas tij po bëhet çdo orë e më problematik.

“Kjo makina ka dy ditë këtu, po e thith rëra, është në ujë”, shkruan qytetari, i cili shpreh shqetësimin se automjeti mund të fundoset plotësisht nëse nuk ndërhyhet në kohë.

Sipas denoncimit, makina ndodhet në zonën e Plazhit të Vjetër dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë lëvizje për ta larguar nga aty. Ende nuk dihet se kujt i përket mjeti dhe përse është braktisur në bregdet.

Qytetari u bën thirrje pronarëve të mjetit ose autoriteteve përkatëse të marrin masa sa më shpejt, përpara se automjeti të përfundojë nën rërë dhe të dëmtohet plotësisht nga uji i detit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit