Breshka e vogël e detit gjendet e ngordhur në Zvërnec

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 17.05.2026, 20:25

Një breshkë deti është gjetur e ngordhur pasditen e kësaj të diele në zonën e plazhit të Zvërnecit, në Vlorë, duke shkaktuar shqetësim tek qytetarët dhe mbrojtësit e mjedisit.

Sipas pamjeve të siguruara nga vendi i ngjarjes, breshka, e cila duket të jetë e vogël në moshë, kishte dëmtime të dukshme në trup dhe shenja gjaku. Dyshimet e para janë se ajo mund të jetë goditur nga skafe apo mjete të tjera lundruese që lëvizin pranë vijës bregdetare.

Ngjarja rikthen në vëmendje rrezikun që përbën qarkullimi i pakontrolluar i mjeteve detare për faunën e Gjirit të Vlorës, sidomos gjatë sezonit turistik, kur numri i skafeve dhe mjeteve të tjera në det shtohet ndjeshëm.

Breshkat detare janë specie të mbrojtura dhe të rrezikuara, të mbrojtura nga konventat ndërkombëtare dhe legjislacioni shqiptar. Dëmtimi apo ngordhja e tyre konsiderohet një alarm serioz për ekosistemin detar dhe biodiversitetin në zonat bregdetare.

Ekspertët e mjedisit kanë bërë vazhdimisht thirrje për kontrolle më të forta ndaj mjeteve lundruese dhe respektim të distancave të sigurisë pranë brigjeve, aty ku këto specie jetojnë dhe ushqehen.

Ruajtja e jetës detare mbetet një përgjegjësi e përbashkët, ndërsa raste të tilla tregojnë nevojën për më shumë ndërgjegjësim dhe masa konkrete për mbrojtjen e natyrës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit