Reagimi epik i qenit pasi dëgjon pronaren duke kënduar bëhet viral në rrjet

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.05.2026, 20:33

Një video që tregon reagimin epik të një qeni ndaj “performancës muzikore” të pronares së tij, po bën xhiron e rrjetit.

Në video, gruaja shihet duke kënduar me shumë pasion nga divani i shtëpisë, ndërsa pranë saj qeni po qëndronte i qetë dhe i relaksuar. Por në momentin që ajo nis të këndojë, gjithçka ndryshon.

Katërputroshi hap sytë i habitur dhe kthen kokën me një shprehje që duket sikur thotë: “Çfarë krimi po ndodh para veshëve të mi?”

Reagimi i tij është aq spontan dhe komik, sa mijëra përdorues kanë shpërthyer në të qeshura.

Videoja është shpërndarë masivisht në rrjetet sociale, me komentuesit që nuk janë kursyer me batuta të shumëllojshme.

Mesa duket, qeni është fans i shumë gjërave… por jo i zërit të pronares.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit