Një incident është regjistruar pasditen e sotme në lagjen nr. 1 të Durrësit, ku një person është shoqëruar nga policia pasi dyshohet se ka kërcënuar një tjetër me një armë lodër.
Sipas informacioneve paraprake, personi i kanosur dyshohet të jetë fqinj me autorin e dyshuar të ngjarjes.
Pas marrjes së njoftimit, forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e tij në komisariat.
Ndërkohë, policia po vijon verifikimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit, ndërsa pritet edhe një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen.