Maniaku që po qarkullon në Tiranë, kyç macet në hapësirat e pallateve

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.05.2026, 18:22

Një denoncim shqetësues ka mbërritur nga një qytetare e Tiranës, e cila shkruan se në pallatin e saj një person i paidentifikuar po mbyll mace në mënyrë të përsëritur në një hapësirë të izoluar brenda godinës.

Sipas saj, prej disa ditësh është dëgjuar një mace që qan vazhdimisht, ndërsa pas kërkimeve ajo ka zbuluar se kafsha ishte e mbyllur në një hapësirë me rubineta në katin e gjashtë të pallatit. Banorja thotë se ka ndërhyrë për ta ushqyer dhe për ta ndihmuar macen.

Megjithatë, vetëm pak kohë më vonë, rreth orës 11:00, macja është dëgjuar sërish duke qarë. Pas verifikimit, ajo ka konstatuar se kafsha ishte mbyllur sërish në të njëjtën hapësirë të izoluar, e mbyllur me xham për të mos lejuar daljen.

Sipas denoncueses, kjo është hera e dytë që ndodh e njëjta situatë, duke ngritur dyshime serioze për keqtrajtim të përsëritur të kafshëve brenda pallatit.

KLIKONI LINKUN PËR TË PARË VIDEON

Rasti po qarkullon mes banorëve si alarm për ndërhyrje të mundshme nga autoritetet, ndërsa kërkohet identifikimi i personit përgjegjës dhe ndalimi i menjëhershëm i kësaj praktike të qëllimshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit