Skandal në ish-Bllok! Gjeni këta persona që abuzojnë me qentë e rrugës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.05.2026, 18:11

Një rast i rëndë është raportuar sërish nga vullnetarë dhe aktivistë të mbrojtjes së kafshëve, të cilët pretendojnë se persona problematikë po marrin kafshë nga rruga dhe i keqtrajtojnë në mënyrë të përsëritur.

KLIKONI LINKUN PËR TË PARË VIDEON

Sipas denoncimit, dyshohet se qenve po u injektohen substanca të jashtëligjshme nga persona të paidentifikuar, duke u bazuar në gjendjen e rënduar të një kafshe të filmuar në video në zonën e ish-Bllokut. Aktivistët flasin gjithashtu për dhunë të ushtruar ndaj kafshëve, ndërsa theksojnë se rastet janë përsëritur më herët.

Një vullnetare që ka tentuar të ndërhyjë për të shpëtuar qenin është përballur edhe me rezistencë fizike, por nuk ka arritur ta marrë kafshën nga personat e dyshuar. Sipas saj, situata ka qenë emocionalisht dhe fizikisht e vështirë, pasi kafsha ndodhej në gjendje të rëndë dhe e pafuqishme.

Në pamjet e raportuara, qeni shfaqet pa shenja reagimi, ndërsa gjendja e tij shëndetësore mbetet e paqartë. Nuk dihet nëse ka pësuar dëmtime fizike apo nëse është nën efektin e ndonjë substance.

Aktivistët paralajmërojnë se në një rast të mëparshëm kafsha është arritur të shpëtohet, por sipas tyre, kjo ka bërë që të dyshuarit të kërkojnë viktima të tjera në rrugë.

Ata bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente nga institucionet kompetente për të garantuar shpëtimin e kafshës dhe për të ndaluar përsëritjen e këtyre rasteve.

Qytetarët dhe aktivistët po ashtu janë nxitur të raportojnë rastin pranë autoriteteve përkatëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit