“Bukë, djathë, domate”, Drake çmend shqiptarët me bluzën që vesh

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.05.2026, 17:27

Artisti kanadez Drake duket se po vazhdon flirtin e tij me simbolikën shqiptare, duke tërhequr sërish vëmendjen e fansave në rrjet.

Pas bujës që shkaktoi më herët me paraqitjen e tij me një xhaketë të kuqe të stampuar me shqiponjën shqiptare, reperi është shfaqur këtë herë me një bluzë ku shkruhej “bukë, djath & domate”, një frazë që lidhet menjëherë me tryezën dhe mëngjesin tradicional shqiptar.

Fotot u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës shqiptarë e interpretuan zgjedhjen e Drake si një tjetër referencë ndaj kulturës shqiptare. Nuk është hera e parë që artisti përfshin elemente të tilla në stilin apo paraqitjet e tij publike, gjë që ka nxitur vazhdimisht reagime dhe komente online.

Me një bluzë të thjeshtë, por që për shqiptarët mbart shumë simbolikë dhe nostalgji, Drake arriti edhe një herë të bëhet viral.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit