Një konflikt i vjetër mes ish-Missit Suada Sherifi dhe kushërirës së saj, Xhulia Xhekaj, po rikthehet sërish në vëmendje në rrjetet sociale dhe portalet online.
Suada Sherifi, emri i së cilës është përmendur shpesh në media për jetën luksoze në Dubai dhe lidhjen e saj me Eldi Dizdarin, i konsideruar nga autoritetet si pjesë e një prej grupeve më të fuqishme të trafikut të kokainës me origjinë shqiptare, thuhet se ka pasur vite më parë një përplasje të ashpër me kushërirën e saj.
Sipas personave që pretendojnë se kanë qenë të pranishëm në ngjarje, debati mes dy vajzave degradoi në dhunë fizike, pasi Sherifi dyshonte se Xhulia Xhekaj kishte krijuar afrimitet me partnerin e saj të asaj kohe, Eldi Dizdarin. Dëshmitarët pretendojnë se konflikti ka qenë i rëndë dhe se marrëdhënia mes dy kushërirave u ndërpre plotësisht pas incidentit.
Nga ana tjetër, Xhulia Xhekaj është bërë e njohur në qarqet politike për angazhimin pranë Partisë Demokratike, ku është parë në role të ndryshme pranë selisë blu dhe pranë figurave të njohura të opozitës, përfshirë Flamur Nokën.
Në të njëjtën kohë, në korridoret politike vijojnë prej kohësh aludimet dhe thashethemet për marrëdhënie personale mes figurave të PD-së, përfshirë edhe pretendime për udhëtime jashtë vendit që kanë nxitur diskutime në publik dhe media rozë.
Mes xhelozisë, politikës dhe historive që qarkullojnë në prapaskenë, ngjarje të tilla vazhdojnë të ushqejnë debatet dhe kureshtjen publike në Shqipëri.