Kamza e kamikazëve? “Benzi” pa targa për pak sa nuk merr në qafë shoferët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.05.2026, 16:42

Papërgjegjshmëria në rrugët e vendit tonë është shndërruar tanimë në një fenomen të zakonshëm që e has në çdo moment të ditës apo natës pa asnjë ndëshkim nga policia apo ligji.

Së fundmi në redaksinë tonë ka mbërritur një video e cila tregon nivele të larta papërgjegjshmërie dhe çmendurie nga një shofer me “Benz” pa targa në rrugët e Kamzës.

Në pamje mund të shihni se si ky automjet lëviz në mënyrë të rrezikshme, duke vënë në rrezik sigurinë e përdoruesve të tjerë të rrugës. Ai kryen parakalime të rrezikshme dhe manovra të papritura në mes të trafikut duke shkaktuar shqetësim te qytetarët, të cilët i cilësojnë si një rrezik serioz për sigurinë rrugore.

E sikur të mos mjaftonte kjo, këto pamje me manovra të tilla janë publikuar në rrjetin social TikTok për t’i bërë kërshëri policisë e cila premton radarë e teknologji të lartë për të ndëshkuar shkelësit e ligjit, por në realitet ka vetëm aksidente me pasoja fatale që shtohen e shtohen çdo ditë e më tepër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit