Aksioni ‘blic’ në burgun e Lushnjes e Elbasanit, sekuestrohen PS4 e USB

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.05.2026, 15:57

Gjatë kontrolleve të befasishme të zhvilluara në burgjet e Lushnjës dhe Elbasanit, autoritetet kanë sekuestruar një pajisje PS4, një USB dhe disa aksesorë që dyshohet se përdoreshin për komunikim të paautorizuar brenda ambienteve të vuajtjes së dënimit.

Kontrollet u kryen në kuadër të rritjes së masave të sigurisë dhe përfshinë regjimet e brendshme, qelitë, hapësirat e përbashkëta dhe sektorët e sigurisë. Sipas burimeve, operacionet synojnë parandalimin e futjes dhe përdorimit të sendeve të ndaluara në institucionet penitenciare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit