Ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, beratasit në alarm për dëmet

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.05.2026, 15:02

Banorët dhe pronarët e bizneseve në zonën e Poshnjes, në Berat, kanë ngritur shqetësimin për ndërprerjet e përsëritura të energjisë elektrike gjatë ditëve të fundit, duke thënë se situata po u shkakton dëme të konsiderueshme në jetën e përditshme dhe aktivitetin ekonomik.

Sipas denoncimi të një qytetari, energjia elektrike ndërpritet disa herë në ditë, shpesh për periudha që zgjasin nga 2 deri në 3 orë, pa një orar të qartë apo njoftim paraprak. Qytetari shprehet se ndërprerjet përsëriten disa herë brenda ditës, duke krijuar vështirësi të mëdha, sidomos për bizneset lokale.

“Prej 3-4 ditësh po na i heqin dritat 2-3 orë, 3-4 herë në ditë, pa orar. Kur telefonojmë, na thonë se ka defekt në terren,” thuhet në denoncim, ku shtohet se mungesa e informacionit dhe e zgjidhjes po krijon pakënaqësi të madhe mes banorëve.

Qytetarët shprehen se situata ka ndikuar edhe në largimin e klientëve nga bizneset lokale, ndërsa kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe transparencë nga autoritetet përgjegjëse, përfshirë operatorin e shpërndarjes së energjisë OSHEE.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit