Makinës së inspektorit të pyjeve në Korçë i ishte vendosur GPS, jo eksploziv

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.05.2026, 14:55

Një ngjarje që fillimisht ngriti dyshime për vendosje eksplozivi në një automjet në Korçë është sqaruar më pas nga autoritetet, pasi rezultoi se bëhej fjalë për një pajisje gjurmuese GPS dhe jo për lëndë plasëse. Pas verifikimeve nga forcat xheniere, alarmi u përjashtua plotësisht.

Automjeti rezulton në pronësi të 54-vjeçarit Gëzim Pasho, inspektor në Sektorin e Inspektimit të Pyjeve në Korçë. Pajisja ishte konstatuar e vendosur në gomën e pasme të mjetit në zonën e Lagjes nr. 18, në rrugën “Petraq Shomo”, çka fillimisht solli rrethimin e zonës dhe marrjen e masave të sigurisë për banorët përreth.

Pas ndërhyrjes së specialistëve, u konfirmua se objekti ishte një GPS i vendosur në mënyrë të paautorizuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personit që e ka vendosur pajisjen në automjet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit