JOQ ka siguruar momentin kur një 44-vjeçar në Durrës, në gjendje të dehur, përplasi automjetin e policisë gjatë një ndjekjeje në zonën e ish-Kënetës. Rezart Abazaj tenton të lëvizë mbrapsht me makinë në çastin që u ndalua nga patrulla, por përfundon duke goditur mjetin e forcave të rendit.
Sipas të dhënave, ai drejtonte një automjet pa targa dhe, pavarësisht sinjalizimeve për të ndaluar, ka vijuar lëvizjen duke refuzuar urdhrat e policisë. Gjatë testimit, Abazaj ka rezultuar nën efektin e alkoolit me një nivel prej 1,4 mg/l.
Pas përplasjes dhe ndjekjes, 44-vjeçari është vënë në pranga nga autoritetet. Ngjarja po hetohet më tej për rrethanat dhe shkeljet e kryera gjatë incidentit.