Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë me një denoncim lidhur me një aksident rrugor që, sipas tij, ka ndodhur dje pasdite rreth orës 18:00 në rrethrrotullimin e Fushë-Krujës.
Sipas qytetarit, automjeti i tij është goditur nga pas gjatë lëvizjes në trafik. Ai shprehet se personi që shkaktoi përplasjen ka filluar të bërtasë duke kërkuar t’i hapej rruga, dhe se situata ka ndodhur në prani të policisë.
Ai pretendon se efektivët e policisë në vendngjarje nuk kanë marrë masa ndaj drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin, por e kanë lejuar të largohet. Sipas tij, një efektiv i policisë i është drejtuar duke i thënë se “e njoh unë” dhe se duhet ta falte për situatën e shkaktuar.
Qytetari shprehet i indinjuar nga mënyra si është trajtuar rasti, duke e konsideruar këtë sjellje si të papranueshme nga ana e autoriteteve.
Denoncimi i qytetarit:
Persh JOQ, doja te beja nje denoncim. Me goditen makinen ne trafik edhe policia e la te ikte fajtorin me tha leje se eshte robi mir. Qe policiai kriminelat e pianecat edhe pse shkaktojne aksident e jane fajtor i le te ikin. Me goditen makinen nga pas edhe ai qe me goditi filloj te bertiste hapem rrugen ne syt te policis edhe policia me tha mu fale se e njof un kjo asht policia e fushkrujes