Bebe Rexha mbështet studentët shqiptarë në RMV: Shqipja pjesë e identitetit tonë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.05.2026, 13:46

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka reaguar në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë paralajmëruar protestë për të drejtën e zhvillimit të provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, artistja theksoi rëndësinë e gjuhës shqipe për identitetin kombëtar të shqiptarëve.

“Gjuha jonë shqipe është thellësisht e rrënjosur në identitetin tonë. Për breza me radhë kemi luftuar për ta ruajtur dhe mbajtur gjallë”, u shpreh Bebe Rexha në reagimin e saj, duke dalë hapur në mbështetje të kërkesave të studentëve shqiptarë në RMV.

Artistja rikujtoi gjithashtu se Maqedonia e Veriut është një shtet multietnik, ku gjuha shqipe njihet si gjuhë bashkëzyrtare. Ajo theksoi se studentët shqiptarë meritojnë të njëjtat të drejta dhe mundësi si të gjithë qytetarët e tjerë, ndërsa reagimi i saj vjen mes debateve për përdorimin e shqipes në provimet universitare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit