Rrethohet lagjja 18 në Korçë, alarm për eksploziv

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.05.2026, 12:06

Policia ka rrethuar ditën e sotme Lagjen 18 në Korçë, pasi një automjet në këtë zonë është bërë objekt kontrolli pas dyshimeve për vendosje të lëndëve plasëse. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat xheniere antieksploziv, të cilat po kryejnë verifikimet për sendin e dyshimtë të konstatuar në mjet.

Deri tani situata nuk është zbardhur ende, ndërsa dyshohet se në automjetin që me sy të lirë mund të identifikohet si një Audi A6, mund të jetë vendosur edhe një pajisje GPS. Zona vijon të jetë e rrethuar nga policia, ndërsa priten detaje të tjera në vijim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit