Një shqiptar i cili jeton në Turqi i është drejtuar redaksisë tonë për të raportuar një rast paksa të pazakontë.
Ai ka treguar se prej më shumë se 6 viteve, një makinë me targa shqiptare qëndron e parkuar në bodrumin e një ndërtese në Aksaray, Stamboll.
Ai ka dyshime se pronari mund të ketë harruar ku e ka lënë pasi makinën e ka mbuluar pluhuri dhe të vetmit që i kanë bërë “thirrje” për ta larë janë shqiptarët që e kanë dalluar nga targat.
Nuk dihet nëse pronari i makinës e ka lënë me vetëdije makinën prej kaq shumë kohësh apo jo, por shqiptari duke menduar t’i bëjë mirë dhe t’ia rikutojë se ku ndodhet, i është drejtuar redaksisë tonë për të kërkuar ndihmë.