Hyri me makinë mes turmës në Modena, kalimtarët neutralizojnë autorin

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.05.2026, 11:48

Samil El Koudri, me origjinë marokene dhe i lindur në Bergamo të Italisë, është personi që përplasi me makinën e tij një turmë njerëzish në qendër të Modenës pasditen e së shtunës. Pas incidentit, ai tentoi të largohej nga vendngjarja.

Një grup kalimtarësh u vu menjëherë në ndjekje të tij dhe arriti ta neutralizonte. Gjatë përplasjes, Luca Signorelli u godit me thikë nga El Koudri, por pavarësisht plagëve ai ndihmoi në ndalimin e autorit deri në mbërritjen e policisë.

Në pamjet e filmuara nga një kalimtar, autori shihet i shtrirë në tokë dhe i plagosur, ndërsa disa persona e mbajnë të neutralizuar në pritje të ndërhyrjes së forcave të rendit. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit