Një qytetar nga Prushi ka denoncuar në redaksinë tonë gjendjen shqetësuese të mbetjeve në këtë zonë. Sipas tij, prej më shumë se dy javësh nuk është bërë grumbullimi i mbeturinave, duke sjellë tejmbushjen e koshave dhe përhapjen e plehrave në rrugë.
Qytetari tregon se situata paraqitet më problematike në rrugën Driza, pranë varrezave, ku në çdo cep të rrugës shihen mbeturina të hedhura. Ai shprehet se era e rëndë dhe ndotja po shqetësojnë banorët e zonës, sidomos gjatë ditëve të nxehta.
Banorët shprehen të shqetësuar për ndotjen dhe erën e rëndë, ndërsa kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për pastrimin e zonës.